Civili ju fton të jeni pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë të cilët në pesë seminaret e deritanishme për gazetari qytetare fituan aftësi teorike dhe praktike për aktivizmin qytetar, onlajn aktivizmin dhe hulumtimin gazetar.
Seminari i gjashtë rajonal për gazetari qytetare do të mbahet më 8 dhe 9 prill në hotelin “City Park”, në Shkup, me fillim nga ora 11, të shtunën. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e rritur nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe të gjitha komunat e rrethit.
Informimi objektiv, i shpejtë dhe pa censurë nga vendi i ngjarjes, duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike, telefon celular, internetin dhe rrjetet sociale, është tipar i gazetarisë qytetare anembanë botës. Të guximshëm dhe të vendosur, gazetarët qytetarë gjenden në vijën frontale në luftën kundër dezinformimit mediatik, shtrembërimin e të vërtetës dhe jo-profesionalizmin me të cilin po përballet gazetaria në Maqedoni.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn në kompjuter ose në celular, gjë për të cilën nevojiten vetëm disa minuta. Mundet të aplikohet edhe përmes adresës elektronike në [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do t’i përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminar.
Për më tepër informata, të interesuarit munden të paraqiten në 02/5209176, ose të shkruajnë mesazh në [email protected] ose në Fejsbuk faqen Citizen Journalists.
Që të jeni në rrjedha me përmbajtjet lidhur me projektin “Objektivi qytetar”, pëlqeni Fejsbuk faqen dhe vizitoni ueb faqen Objektivi qytetar.
Projekti Objektivi qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish