“Dy puse të mëdha nga të cilat pinë ujë qentë e qytetit he që janë burim potencial i infekcioneve, po krijohen në qendrën e Prilepit, në udhëkryqin mes rrugëve “Dimo Narednikot” dhe “Andon Slabejko” pas reshjeve më të vogla të shiut, u ankuan banorë të lagjes së Prilepit, “Dimo Narednikot”. Lajmi për reagimin e tyre në të cilin kërkojnë zgjidhje për problemin, në CIVIL Media e dërgoi një gazetar qytetar i cili deshi të mbetet anonim.
Qytetarët reagojnë, sepse, siç thonë, “Dimo Narednikot” është lagje e qytetit, një prej më të vjetrave në Prilep, dhe është e palejueshme të përballen me këtë problem.
“Kundërmon erë e keqe, mblidhen insekte, ndërsa fëmijët luajnë në afërsi. Nga ana tjetër gjendet lumi i qytetit, reshjet e mëdha e mbushin shtratin e lumit mbi kufijtë e lejuara, kështu që në sezonin veror, që e kemi në prag, nuk përjashtohet paraqitja e zmadhuar e insekteve, dhe me këtë edhe rreziku nga infeksionet”, thonë Prilepasit që u drejtuan në CIVIL.
Thonë se shumë herë kanë reaguar edhe te punëtorët që e kanë rindërtuarrrugën “Dimo Narednikot”, por pa sukses.
“Kjo është zonëa qendrore e qytetit dhe është e pamundur që këtë problem urban nuk e kanë vërejtur edhe kompetentët nga Komuna e Prilepit. Por, askush nuk ndërmerr masa. Në këtë rajon filluan të mblidhen qentë e rrugës dhe pinë ujë nga puset. Do të fillojnë të gjallojnë edhe bretkosa! Ndërsa, problemi tjetër është se nuk mundemi as nga ndërtesa të dalim nga balta, deri te hyrja e ndërtesës, hapësira është me baltë dhe papastërti. Makinat nuk mund ti parkojmë siç duhet. Sikur jetojmë në fshat pa rrugë të asfaltuara, e jo në qendrën e qytetit. E tatimet dhe shpenzimet për shërbime komunale që i paguajmë, nuk janë në nivel të mjedisit rural”, thonë banorët e revoltuar nga ndërtesat e rrugëve “Andon Slabejko” dhe “Dimo Narednikot” nga Prilepi.
This post is also available in: Macedonian