Civili ndan pesë shpërblime për gazetari qytetare, të mërkurën, më 31 maj, në hotelin City Park, me fillim në ora 12.
Në ceremoninë do të prezantohen artikujt më të suksesshëm të gazetarëve qytetarë të cilat na i dërguan gjatë dy muajve të fundit.
Ky projekt i ndjek ngjarjet dhe proceset më aktuale në vend dhe i shpërblen artikujt më të suksesshëm të gazetarëve qytetarë.
Projekti i kushtohet promovimit të proceseve përgjegjëse dhe transparente politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, prodhim mediatik dhe forcim të vetëdijes publike.
Për dy vite me radhë, projektin e financon National Endowment for Democracy.
Gazetarët qytetarë mund të dërgojnë artikuj në CIVIL dhe në onlajn formularin në ueb faqen Objektivi qytetar.
This post is also available in: MacedonianEnglish