Për shkak të interesimit të madh për gazetarinë qytetare, Civili organizon punëtori për edhe dhjetë shkupjane dhe shkupjanë të interesuar , më 19 qershor nga ora 16:30 deri në ora 19.
Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektronike [email protected], me biografi të shkurtëdhe letër motivimi (maksimum deri 10 rreshta)në të cilat kanndidatët shkurtimisht do ti pëshkruajnë shkathtësitë e veta dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminarin.
CIVIL – Qendra për Liri i fton qytetaret dhe qytetarët të vazhdojnë me pjesëmarrjen aktive dhe ndikimin në ndryshimet politike dhe shoqërore në nivel lokal dhe qendror.
Pas pjesës teorike gazetarët qytetarë do të kenë punë praktike me regjistrim të video materialeve, fotografim, anketim...pas të cilave vijon vlerësimi i punës së tyre.
Për informata plotësuese të interesuarit mund të paraqiten në numrin 02/5209176, të shkruajnë porosi në [email protected], ose ne Fejsbuk faqen Citizen.Journalists.
Për më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë, pëlqeni faqen në Fejsbuk Citizen .Journalists.MK dhe vizitoni faqen www.clp.mk.
Gazetaria qytetare është valë e re e lrisë mediatike që e promovon informimin objektiv dhe të pacensuruar anembanë botës duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike për depërtim deri te opinioni përmes internetit dhe rrjeteve sociale më shpejtë nga mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish