Aktivistja Merita Maksuti në Konferencën “Mes synimeve dhe realitetit” si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të CIVILit, foli për gjendjet në shoqërinë qytetare gjatë viteve të kaluara, me adresin të veçantë kritik dhe rekomandime për drejtimin e sektorit qytetar në vitet e ardhshme.
“Të gjithë ne që e konsiderojmë veten si aktivistë, si pjesë e sektorit joqeveritar dhe luftojmë në atë vijë kemi për detyrë të jemi me të vërtetë origjinal. Më tepër më pëlqen fjala angleze genuine, mendoj se më tepër e pasqyron atë që dua ta them.
T’i shndërrojmë synimet tona në realitet, dhe jo të udhëhiqemi pas agjendave dhe synimeve të huaja sepse ashtu është më lehtë.
“Çfarë realiteti kemi? Këtu ka shumë diskutim. Në dekadat e fundit të krijimit dhe përcaktimit të sektorit, kushtimisht – edukimin e të njëjtit, përparimi është me siguri evident dhe i mirëseardhur. Është fakt se sektori civil u kristalizua dhe u sofistikua në interpretim, por mendoj se duhet ende të punohet mbi qëndrimin kritik i cili një periudhë të caktuar po mungon.
Mua më brengos kjo që ndodh me qëllim “humbja në përkthim” në aspektin e qëllimit të përcaktuar që duam ta arrijmë. Mendoj se vazhdimisht duhet të pyetemi, cili është qëllimi ynë dhe pse jemi këtu? Aq sa arrijmë të vetëdijesohemi, po aq edhe arrijmë ta humbim rrugën dhe aftësinë ta bëjmë dallimin mes qëllimit dhe kauzës, mes konformizmit dhe koketimit me pushtetin. Vija e kuqe duhet të jetë e dallueshme dhe çdo herë prezente mes bashkëpunimit për ndryshim shoqëror dhe shndërrimit në mjet në formatin e dikujt për arritje jetësore të agjendave të të njëjtit. Këtë e flas nga përvoja personale, ku ne kemi luftuar të mos bëhemi të tillë.
Sektori civil është kanali i vetëm ku qytetari i rëndomtë kyçet në procesin e vendimmarrjes ose së paku ashtu duhet të jetë. Patjetër, bashkë me mediat, e gjithë kjo është më e lehtë dhe më efikase. Dikush i përmendi mediat dhe patjetër se CIVILi me punë ka treguar se një nga mjetet më të rëndësishme është pikërisht kjo, të kemi media të lira. E dimë se pushteti nuk e do kritikën. Se do të përdor mekanizma populliste për presionin e mendimit dhe veprimit kritik dhe aktiv. E pamë edhe rastin e presionit ndaj sektorit nga pushteti, por edhe tentimin e pushtetit ta bashkojë sektorin.
Edhe pse mendoj se sektori civil arriti shumë gjatë viteve të fundit, megjithatë, do të jem shumë kritike. Mua personalisht më brengos humbja e pavarësisë, humbja e monitorimit dhe kritikës, si dhe humbja e kredibilitetit. Këtu qëndron ajo për të cilën flas, se bashkimi me pushtetin është një nga gjërat më të rrezikshme që mund t’i ndodhin sektorit civil, i cili duhet të shërbejë si korrigjues, si përkujtim se e mbikëqyrim punën e tyre, si bashkëpunëtorë konstruktivë, dhe jo si vasalë të tyre. Pikërisht e kundërta, ne jemi ata të cilët vazhdimisht duhet t’u bëjmë presion institucioneve dhe shtetit që të funksionojnë si duhet, dhe jo anasjelltas.
Ky është momenti kur ne duhet të njohim se demokracia është seriozisht e zënë me korrozion dhe degradim dhe për këtë arsye duhet të veprohet. Unë vij nga sektori i mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mund të them se ajri nuk vret, dhe nuk vrasin tërmetet, por na vret korrupsioni.
Për fat të mirë, nuk jemi atje ku ishim. Por, nuk jemi as atje ku do të duhej të jemi. Sinqerisht dua t’u falënderoj të gjithëve nga CIVILi, të cilët unë i përjetoj si një shtyllë dhe bosht rreth të cilit rrotullohen temat dhe ngjarjet shoqërore. Mendoj se janë aktor i rëndësishëm në krijimin e platformës për debat, kështu unë e përjetoj CIVILin, dhe u dëshiroj shumë suksese dhe avancime në periudhën e ardhshme”.
Përpunimi i tekstit: M.Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Kiril Mihailov