NDRYSHIMI ËSHTË NË DUART TUAJA

NDRYSHIMI ËSHTË NË DUART TUAJA OBJEKTIVI QYTETAR - PROJEKT PËR PROMOVIMIN E TRANSPARENCËS DHE PËRGJEGJËSISË NË PROCESET POLITIKE QYTETARE(Ë)T MARRIN PJESË, VËZHGOJNË, RAPORTOJNË

Në këtë publikim, ekipi i CIVILit që e zbaton projektin “Objektivi qytetar – promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në proceset politike” ka zgjedhur tekste relevante në temat me të cilat merret projekti. Dominojnë tekstet për lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes, por transparenca dhe përgjegjësia në proceset politike, patjetër, është në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e vazhdueshme, transversale në pjesën më të madhe të përmbajtjeve që prodhohen në projektin, si dhe në këtë publikim.

Kjo është një përmbledhje e llojit e teksteve të ndryshme që mund të shërbejnë si materie edukative dhe nxitje për njerëzit që punojnë në organizatat e shoqërisë qytetare, mediat, universitetet, por edhe më gjerë, për të gjithë qytetaret dhe qytetarët. Njëkohësisht, ky publikim paraqet një udhërrëfyes të shkurtuar nëpër temat me të cilat merret CIVILi gjatë zbatimit të projektit “Objektivi qytetar”.
Njëkohësisht, ky publikim paraqet vazhdimësi të tre publikimeve paraprake me titull, të përbashkët “Ne jemi mediat” të cilat i publikoi CIVILi nga viti 2016 deri në vitin 2018.

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë, incizojnë dhe të shkruajnë raporte për atë që ndodh në mjedisin e tyre, në punë, në fqinjësi, në komunikime, në kontaktin me institucionet. Vetëm me pjesëmarrjen qytetare dhe informimin qytetar nga terreni, shoqëria do të arrijë të merret suksesshëm me klientelizmin dhe korrupsionin. Pjesëmarrja qytetare në çdo segment të jetës shoqërore dhe politike është zgjedhja e vetme për një shoqëri të integruar dhe të qëndrueshme, pa paragjykime, pa dhunë, pa keqpërdorime dhe pa korrupsion.
Ndryshimi është në duart tuaja! – klith CIVILi nga fillimi i projektit në tetor të vitit 2015.

Si dhe shumë herë më parë, ekipi i CIVILit, do ta shfrytëzojë edhe këtë rast t’ bëjë thirrje lexueseve dhe lexuesve të këtij publikimi t’i ndajnë këto përmbajtje me mikeshat dhe miqtë e tyre. Ky publikim është i karakterit të hapur. Shkruani faqe të reja në të. Mbajeni objektivin tuaj çdo herë të gatshëm për kapjen dhe përhapjen e të vërtetës! Ne jemi mediat!

Ekipi i CIVILit për komunikim

SHKARKO KËTU.