Dy turistë të rinjë ng Belgjika duke kaluar nëpër çarshinë e vjetër të Shkupit me kurreshtje u ndalën para stendës së Civilit në prezantimin publik të projektit “Objektivi qytetar”, i cili hap mmundësi për kyçjen e tyre në çlirimin e hapësirës mediatike.
Se gazertaria qytetare po merr hov të madh, na vërtetuan edhe këta dy entuziastë, duke thënë se fuqia e rrjeteve sociale kontribuon për luftën për media të lira dhe të apvarura edhe në vendin e tyre, si dhe në vendet që i kanë vizituar paraprakisht.
Gjatë bisedës me ekipin e Civilit, këta dy intelektualë të rinj e shprehën hutimin e tyre nga pamja e kryeqytetit, nga, siç thanë “mospërputhja” në zgjidhjet arkitektonike të projektit “Shkupi 2014”.
Kureshtar të kuptojnë sa më tepër për projektin “Objektivi qytetar” dhe gjendja politike në vend, ata zbuluan se fare nuk janë të njoftuar me krizën e gjatë politike të vendit. Për Revolucionin e Larmë u njoftuan përmes vieomaterialeve nga gazetarë qytetarë, që arrinin në adresën e Civilit gjatë dy viteve të fundit, ndërsa ishin pjesë e materialeve të prezantuara të prezantimit publik të projketit në hapësirën para Universitetit të Evropës Juglindore.
“E dimë për protestat në Rumani, por nuk e kishim idenë se kanë ndodhur protesta të kytyre përmasave edhe këtu në Maqedoni”, na thanë ata.
Videomaterialet që u prezantuan mbrëmë në evenimentin publik të CIVIL – Qendrës për Liri, janë përzgjedhje e tregimeve të shpërblyera deri tani, të gazetarëve qytetarë. Në prezantimin publik u projektuan edhe video artikuj të gazetarëve qytetarë në kornizat e aksionit #KërkojPërgjigje të cilën e illoi Civili më heret.
Për shkak të interesimit të rritur për gazetari qytetare, Civili organizon punëtori edhe për dhjetëra shkupjane dhe shkupjanë më 19 qershor me fillim nga ora 16:30 deri në ora 19.
Maja Ivanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish