Tregime tronditëse për (pa) drejtësinë sociale, varfërinë, pakujdesin e institucioneve dhe shëndetësisë, shkeljen e të drejtave të punëtorëve, këto janë vetëm një pjesë nga tregimet të cilat i përgatitën pjesëmarrësit në seminarin për gazetari qytetare në Shtip.
Seminari i pestë për gazetari qytetare i CIVIL – Qendrës për Liri, u mbajt në Shtip më 25 dhe 26 mars. Në seminarin morën pjesë qytetare dhe qytetarë të interesuar nga komunat Shtip, Obleshevë, Vinicë, Probishtip, Dellçevë, Berovë dhe Makedonska Kamenicë.
Në ditën e parë të seminarit për gazetari qytetare, pjesëmarrësit u njohën në teori për aktivizmin qytetar, për aktivizmin onlajn dhe për bazat e gazetarisë në Maqedoni.
Pas punës së shkëlqyer në qendrën e Shtipit, ditën e dielë vlerësimi i video artikujve dhe foto materialeve tregoi se kemi qytetarë të guximshëm, të shkathët dhe aktivë.
Civili i inkurajon të vazhdojnë me luftën për shoqëri më të mirë me aktivitetet e tyre të cilat kontribuojnë për procese transparente dhe përgjegjëse politike në vend.
Tregimet e tyre do të publikohen në faqen e specializuar të Civilit, për gazetari qytetare, ndërsa më të suksesshmet edhe në civil.media.mk.
“Objektivi qytetar” është projekt në të cilin kombinohet hulumtimi, aktivitetet e mediave dhe aktivizmi, që janë bazë për vëzhgimin afatgjatë të gjendjes së të drejtave të njeriut, proceset politike dhe zgjedhjet. Ky projekt për dy vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend.
Projekti është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish