Në Kumanovë u promovua gazetaria qytetare

Objektivi qytetar i paraqiti materialet e qytetareve dhe qytetarëve gazetarë nga i tërë vendi, në sheshin qendror  në Kumanovë. CIVIL- Qendra për Liri e prezantoi këtë projekt i cili për një vit të tërë,  është hapësirë për shprehje të lirë të qytetareve dhe qytetarëve që informojnë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, posaçërisht në kontekst zgjedhor.

Me di-xhej sete, fjalime, komunikim me qytetaret dhe qytetarët e Kumanovës, dhe me projektim të një pjese nga materialet e shpërblyera të qytetarëve gazetarë në projektin, ekipi i CIVIL mbajti program tre orësh të cilën e panë dhe e dëgjuan shumë njerëz që atë kohë u gjetën në shesh.

IMG_1643

“Gazetaria qytetare e thyen terrin mediatik” – tha Xhabir Derralla nga CIVIL, për mediat lokale të Kumanovës – Kur mediat e mëdha janë të verbra dhe shurdhe për kërkesat dhe dhjetëra e dhjetëra mija njerëz të cilët kërkojnë drejtësi dhe demokraci, gazetaria qytetare përfaqëson gjendjen reale para opinionit në vend dhe në botë. Për këtë arsye, ky projekt, i mbështetur nga National Endowment for Democracy, do të vazhdojë të jetë hapësirë ku gazetaria qytetare do t’i paraqesë gjendjet ashtu si janë”.

Tagscivil