CIVIL - Qendra për Liri dhe gazetaret dhe gazetarët qytetarë nga i gjithë vendi luftojnë apatinë dhe vazhdojnë me një seri të ngjarjeve që i dedikohen gazetarisë qytetare. Kësaj rradhe, CIVIL i fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin për gazetare dhe gazetarë qytetarë, që do të mbahet të shtunën, 11 qershor, në hotelin “City Park”, duke filluar nga ora 10:30. Në fund të programit, në ora 18, do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gazetaret dhe gazetarët qytetarë, e hapur për publikun. Në një ambient modern, me program tetorësh edukativ por edhe jashtëzakonisht zbavitës, CIVIL ofron mundësi falas për aplikuesit që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në lidhje me gazetarinë qytetare, video-aktivizmin dhe shumë fusha të tjera interesante.
Ata që të paraqiten për këtë trajnim, do të fitojnë mundësi për të marrë pjesë me kontributet e tyre edhe në konkursin shpërblyes për tregimet më të mira të gazetareve dhe gazetarëve qytetarë.
Trajnimi organizohet me qëllim që qytetare(ë)t të raportojnë mbi shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, manipulimet zgjedhore, shpërdorimet e pozitës zyrtare dhe burimeve publike, partizimin e shtetit, diskriminimin, dhunën, si dhe për luftën e qytetareve dhe qytetarëve liridashës për liri, drejtësi dhe demokraci. Një numër i madh i tyre, që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ngjarjet në vendin tonë, me kontributet e tyre mund të japin një kontribut të rëndësishëm me atë që do të dokumentojnë ngjarjet dhe do të informojnë mbi to në momentin e njëjtë, nëpërmjet rrjeteve sociale, medias së pavarur ose nëpërmjet projektit të CIVIL-it “Objektivi qytetar”. Me këtë, gazetaret dhe gazetarët qytetarë kontribuojnë në thyerjen e errësirës mediatike në të cilën gjendet vendi vite me radhë.
Të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kontrollojnë talentin e tyre për gazetari dhe të japin kontribut, mund të aplikojnë deri me 9 qershor në [email protected], në mënyrë shumë të thjeshtë, me një letër motivimi me 420 karakterë (sa tri tweet-e), emrin dhe mbiemrin e saktë, numrin e telefonit dhe një lidhje deri te Facebook profili i kandidate(ë)ve. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Duke filluar nga ora 18, do të ndahen çmimet e CIVIL-it për gazetaret dhe gazetarët qytetarë në ciklin e katërt shpërblyes. Një nga çmimet do të jetë i rezervuar për video, foto apo audio materialet e pjesëmarrësve në trajnim, për aktivitetet e tyre dyorëshe në terren. Kontributet e dala gjatë trajnimit të kësaj dite, nëse i plotësojnë kriteret, do të hyjnë në konkurrencë për çmimin dhënë në ciklin e ardhshëm shpërblyes.
Të gjithë qytetare(ë)t kanë mundësi për të marrë pjesë në projektin “Objektivi qytetar”, në të cilin CIVIL jep çmime për video dhe foto materiale, apo lajme më të mira. Çmimet janë pesë kuponë me vlerë, ndërsa çmimi i parë është në kundërvlerë prej 110 dollarësh.
Fotografitë, regjistrimet dhe tekstet nuk duhet të jenë tejet profesionale, sepse kriteri vendimtar është informacioni.
Kontributet mund t’u referohen llojeve të ndryshme të abuzimit të pushtetit, kërcënimeve, diskriminimit, korrupsionit, keqpërdorimit të resurseve publike dhe parregullsive tjera. Është e detyrueshme që materialet e dërguara të shoqërohen me kontakt të autorit, përshkrimin e kohës, vendit, rrjedhës së ngjarjes dhe pjesëmarrësve në ngjarje. Autorët dhe personat e përfshirë në kontribute mund të mbeten anonim, varësisht prej marrëveshjes me ta.
Për t’iu qasur FORMULARIT PËR PJESËMARRJE, klikoni KËTU. Kontributet mund të dërgohen dhe Në [email protected], e në qoftë se materiali është shumë i madh, duhet të përdoren shërbime online për transferim të të dhënave, si WeTransfer.
Projekti Objektivi Qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.