Betoni në vend të shtratit!

Në qendrën tregtare “Garnizon” në Kumanovë, gazetarja qytetare Erjona Sulejmani, në orët e hershme të mëngjesit ka vërejtur një djalosh se si  fle mbi beton, në pushimoren e shkallëve, i mbuluar me batanije të vjetër dhe pëlhura tjera të papërdorshme, të gjetura në kontejner.

“E zgjova ngadalë dhe desha ta kuptoj emrin e tij dhe se si mund t’i ndihmojmë, por nuk ia arrita, fëmija u largua i frikësuar nga vendi i tij i fjetjes – pllaka e betonit. Imazh si ky, në këtë lokalitet, vërehet pothuajse çdo të dytën ditë”, tha gazetarja qytetare.

155cf14a

Gazetarja qytetare është drejtuar në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë dhe ka pyetur nëse kanë dijeni se sa fëmijë të pastrehuar flenë në rrugë. Nga atje janë përgjigjur se nuk kanë dijeni dhe se mbajnë evidencë vetëm për fëmijët lypsarë, të cilët në të shumtën e rasteve kanë vend banime. Që të kuptohet zyrtarisht se për sa fëmijë bëhet fjalë, nevojitet të dërgohet kërkesë me shkrim deri te Qendra, me arsyetim për nevojën për këtë informatë.

Sipas gjetjeve të gazetares qytetare, askush nuk është interesuar për zgjedhjen e problemit,  as të ofrojë zgjidhje të mundshme që këta fëmijë  të mos e kalojnë edhe një dimër në rrugë.


 

clp