CIVIL-i kundër gjuhës së urrejtjes së organizuar, lajmeve të rreme dhe diskreditimit

Ekipi monitorues i CIVIL-it zbulon dhe arkivon përmbajtje me gjuhë të urrejtjes çdo ditë dhe ekspozon lajme të rreme dhe dezinformata dhe boton disa prej tyre në platformën e tij mediatike. Gjuha e urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe ai duhet të zhduket. Gjithashtu, lajmet e rreme dhe dezinformatat nuk sjellin mirë për askënd, përkundrazi, ato janë vetëm për një përdorim dhe shërbejnë vetëm për të dezinformuar qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë në informacion të saktë, e jo spekulime dhe dezinformata…

Në të kaluarën, CIVIL ka qenë cak i një sulmi të organizuar në mënyrë që të diskreditohet organizata. Disa ditë më parë, një qytetare në Facebook kishte bërë një “studim” të tërë mbi punën e CIVIL-it dhe  ndër të tjerave shkroi: “Unë kam ndjekur një kohë të gjatë Civil Media dhe nuk mund ta kuptoj pse këta njerëz duan të sundon njëmendësia në Maqedoni ose Sverxhanistanin e tyre…. Tërë kohën na akuzojnë se jemi nacionalistë. Çka ka të keqe në ate të jemi nacionalistë?” pyet Biljana Antoska Stojanov në Facebook. Por “analiza” e Antoska-s për CIVIL-in u botua në portalin në internet Voborba.mk ku shkruan se ajo në fakt është magjistër i administratës mjekësore dhe menaxhimit të biznesit në marketing dhe strategji reklamuese dhe aktivist në Melburn, Australi dhe një luftëtar për të drejtat e maqedonasve në Australi.

Ja “rastësisht” zonja nga Australia na mëson se nuk është e keqe të jesh një “nacionalist si ato të VMRO DPMNE dhe E Majta”. Dhe nga Australia ajo dërgon mesazhin se “Maqedonia u përket Maqedonasve”!

“Studimi” për CIVIL-in u botua në një portal ku ekziston një afish se “Marrëveshja e Prespës është e paligjshme dhe duhet të anulohet” (fushata kryesore e VMRO DPMNE-së dhe E Majtës). Rastësisht?

Bartësja e një Njësisë Zgjedhore, Jovana Mojsoska nga E Majta, në mungesë të ideve dhe një programi zgjedhor, në mënyrë që të vërehet mes njerëzve dhe të votojnë për të, përhap urrejtje për anëtarët e CIVIL-it.

Sidoqoftë, ka shumë “rastësi” në të njëjtin portal, kështu që mund të shihet se ka një intervistë me gjyqtarin e shkarkuar Vlladimir Pançevski. Ekipi monitorues i CIVIL-it ka regjistruar në disa raste gjuhën e urrejtjes kundër CIVIL-it. Ai postoi një video në profilin e tij në Facebook disa ditë më parë të nismës “Voto” të CIVIL-it, me komentin: “Ky është Pero (Arsovski), miku i Xhabirit nga Civil-i nga fushata “Voto”, dhe djathas keni se çfarë njerëzit mendojnë për Peron”!

I njëjti postim u shfaq në profilin e Facebook-ut të Milenko Nedellkovskit një orë më vonë. Ka dhjetëra komente mbi postimin, me gjuhë të urrejtjes kundër Pero Arsovskit.

Por ndjekja e organizuar kundër CIVIL-it nuk ndalet këtu, përkundrazi, ajo vazhdon… Pançevski në një tuit tjetër shkruan: Xhabir është në thelb një armë inflamatore antike, për të cilën Latinët e vjetër kanë përdorur termin “vaginitus”! Tuiti i Pancevskit u shpërnda nga Milenko Nedellkovski me një koment: “Sllavët e vjetër kanë përdorën termin p…”. Postimit të Pancevskit iu ndërlidh edhe bot profili i rregullt në Twitter (shpërndarës i gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së gënjeshtrave) [email protected] me një koment: “Abre Kaçak me një litër raki në ditë”.

 

Ekipi monitorues CIVIL-it, mes tuitave tjera me gjuhë të urrejtjes të qartë dhe përmbajtje të turpshme, vëren se ky profil i rremë (bot) gjithashtu merret me origjinën etnike të ekipeve të organizatës.

Përveç shumë komenteve me gjuhë të urrejtjes, Ekipi Monitorues i CIVIL-it vëren një gjuhë të qartë të urrejtjes ndaj organizatës nga personi i nënshkruar në Facebook si Toni Llape Markov. Ai ka komentuar dy herë vulgarisht dhe primitivisht në faqen zyrtare të CIVIL-it në Facebook nën tekstin e botuar në CIVIL Media: “Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimi ndaj aktivistit Nenad Jovanoviq”, dhe nën tekstin: “Mickoski në tubimet partiake përsëri shkel masat dhe rekomandimet!”.

CIVIL Media i kërkoi Ministrisë së Brendshme një përgjigje nëse personi Markov në të vërtet ka punuar në Ministrinë e punëve të brendshme, siç shkruan në profilin e tij në Facebook, dhe ne morëm një përgjigje se: “Pas inspektimeve nga Ministria e Brendshme, u konkludua personi i caktuar (ToniLlape Markov) nuk është punonjës i Ministrisë sepse punësimi i tij ishte ndërprerë në vitin 1998”, thanë nga Ministria e Brendshme për CIVIL Media.

Ajo që vëren Ekipi Monitorues i CIVIL-it është se fjalori i Toni Llape Markov ka ndryshuar pasi që CIVIL-i e pyeti publikisht – a ka ai të drejtën ekskluzive për fyerje, sjelljen vulgare dhe të përdor gjuhë të urrejtjes në publik me emrin dhe mbiemrin e tij të plotë? Nëse ai ka një të drejtë të tillë, ne e pyesim atë – kush i dha atij këtë të drejtë?

CIVIL-i mirëpret këtë mënyrë të komunikimit (megjithëse ekziston një dozë kërcënimi “edhe pak se po ju vjen fundi”), por një debat i mirë dhe opinione dhe pikëpamje të ndryshme janë të shëndetshme për një shoqëri.

Ekipi monitorues i CIVIL-it vëren se faqja në Facebook “Nalet u bëfshi” po përhap vazhdimisht gjuhë të urrejtjes për CIVIL-in. Më 29 qershor, në faqe kishte një postim në lidhje me Nenad Jovanoviqin, në të cilin aktivisti ishte i kërcënuar haptaz në një koment nga “Liri ose Vdekje”. Më 30 qershor, Civil-i raportoi në platformën e tij për rastin, pas së cilës faqja u zhduk nga Facebook-u për 4 ditë.

Faqja “Nalet u bëfshi” nuk është në dispozicion përsëri në këtë kohë, d.m.th është fshirë nga Facebook-u. Është interesante që herë pas here aktivizohet dhe përhap gjuhë urrejtjeje dhe zhduket.

Përleshjet shoviniste me qëllim të dukshëm të diskreditimit dhe nënçmimit mbi baza etnike janë të papranueshme në çdo pjesë të organizatës. CIVIL-i, si një organizatë për të drejtat e njeriut, në punën e tij afatgjatë ka qenë gjithmonë i hapur për të gjithë ata që kanë një mendje të hapur, shpirt aktivist, të paprekshëm para paragjykimeve, luftëtarë për drejtësi dhe për të drejta, dhe kjo mund të shihet nga pasuria e larmisë së ideve, aktivizmit, punës, angazhimit dhe njerëzimit ndaj anëtarëve të tij të panumërt, të brendshëm dhe të jashtëm, siç shihet nga kombinimi më i suksesshëm i dallimeve në një vend, në vendin tonë.

CIVIL u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojnë ato përkatësisht.

 

Ekipi monitorues i CIVIL-it