Në ambientin e këndshëm të njërit nga ballkonet e hotelit Park Rezidence, pas stadiumit të qytetit, CIVILi sot me fillim në ora 13 do të mbajë ngjarje multimediale me tre prezantime: Raport nga monitorimi i fushatës zgjedhore, Fushata kundër lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe Iniciativa “Voto/Gllasaj”, iniciativa më e ndritshme dhe më interesante që mund të shihet në këtë periudhë parazgjedhore.
Konferenca për shtyp do të mbahet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome, dhe do të projektohen më tepër përmbajtje grafike, video dhe audio. Mysafirë specialë të ngjarjes do të jenë aktori PeRO Arsovski dhe regjisorja Irena Sterijovska, ndërsa pritet edhe prania e disa pjesëmarrësve tjerë, persona publike në Iniciativën “Voto/Glasaj”.
Raporti nga monitorimi i fushatës zgjedhore që e zbaton CIVILi shpalos një sërë të dhënash ekskluzive dhe analiza, deri tani të pa publikuara.
Raportet dhe analizat e CIVILit përfshijnë një sërë aspektesh. Në fokusin e këtyre zgjedhjeve është financimi politik, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes, keqpërdorimet në kategori të ndryshme të monitorimit dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi. CIVILi edhe një herë do t’i drejtojë mesazhet para ditës zgjedhore. Konferenca do të mbahet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e CIVILit. Redaksitë mund të dërgojnë edhe pyetje përmes postës elektronike [email protected] deri në ora 12:30.
Përveç për opinionin më të gjerë, kjo konferencë për shtyp do të jetë veçanërisht e dobishme për vëzhguesit e CIVILit. Prandaj, organizata i fton të gjithë të interesuarit ta ndjekin konferencën online. Në ngjarjen do të shërbehen pije freskuese sipas dëshirës së mysafirëve, ndërsa pas ngjarjes, përfaqësueset dhe përfaqësuesit e CIVILit do të jenë në dispozicion për takime individuale, deklarata për mediat dhe takime me redaktorët.
Ekipi i CIVILit për komunikim