Raporti parazgjedhor për vëzhgimin e CIVIL-it

CIVILi sot i shpalli raportet dhe analizat që përfshijnë një numër aspektesh.

Fokusi i këtyre zgjedhjeve është në financimin politik, lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes, abuzimet në kategori të ndryshme nga vëzhgimi dhe masat e mbrojtjes nga koronavirusi. CIVIL-i do të dërgojë edhe njëherë mesazhe ditën para zgjedhjeve. Në shtyp do të flitet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome.

"Nga pothuajse 900 aktivitete parazgjedhore për të cilat partitë dhanë para në fushatën zgjedhore, dy të tretat financohen nga partitë më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita, LSDM dhe VMRO-DPMNE, klienti i tretë më i madh është Levica (E Majta), dhe menjëherë pas tyre është një "klient i panjohur", përcaktoi ekipi i CIVIL-it për vëzhgimin e financimit të fushatës parazgjedhore. Nga 20 qershori deri në mesnatë të 9 korrikut, ekipi vëzhgues regjistroi gjithsej 895 aktivitete, në pjesën dërrmuese video inçizime dhe përmbajtje të sponsorizuara në Facebook", tha Xhabir Deralla nga CIVILi.

Deralla shtoi se ekipi i CIVILit filloi vëzhgimin më 20 qershor dhe me fillimin zyrtar të fushatës, 24 qershor, kishte regjistruar 20 ngjarje që ishin fushata të parakohshme, nga pothuajse të gjitha palët. Gjatë asaj periudhe, u regjistruan nëntë tubime partiake publike dhe pesë video incizime.

"Pjesa më e madhe e përmbajtjeve në fushatën zgjedhore janë nga postime të sponsorizuara në rrjetin social Facebook, gjithsej 406. Deri më 9 korrik në mesnatë u postuan 381 video si postime të sponsorizuara në Facebook, ndërsa partitë mbajtën 81 tubime dhe mbledhje publike. Vëzhgimi regjistroi 62 raste të shpërndarjes së materialit promovues të shtypur të partive. Si nënkategori e veçantë, ekipi veçoi 44 raste të "fushatës së zezë" kundër një partie politike, dhe regjistroi 19 raste të reklamimit politik jashtë kornizave ligjore, 13 raste të fushatës së fshehur...", shtoi Deralla.

Nga gjithsej 44 raste të "fushatës së zezë", pothuajse të gjitha janë video inçizime, përveç në 6, kur janë shpërndarë fletushka me të cilat shpifej një parti e caktuar. Në 22 raste klienti ka qenë VMRO-DPMNE, në dy përkrahës të saj dhe në 9 raste LSDM. Në 10 raste klienti ishte i panjohur, ndërsa fushata kundër LSDM-së ishte në 6 raste, kundër VMRO-së në tre dhe në një rast kundër LSDM/Besa.

Vëzhgimi i CIVIL-it veçon 9 faqe më të zakonshme në Facebook që përhapin gjuhën e urrejtjes dhe dezinformim:

  1. Çao Zaev me 31.241 ndjekës të faqes
  2. Maj Tap me 30,251
  3. Shih Shih (Vidi Vidi) me 27,552
  4. Sekulla Duka Klubi i Fansave (Sekula Vojvoda Fan Klab) me 19,405
  5. Nalet u bëfshi (Nalet da se storite) me 15.233
  6. Zoran Zaev tradhtari numër 1 (Zoran Zaev predavnik broj 1) me 11.942
  7. Liri ose Vdekje (Sloboda ili Smrt) me 4649
  8. As Kurto as Murto (Ni Kurto ni Murto) me 966
  9. Pavel Shatev (Pavel Satev) me 33 ndjekës

Shoqatat që kanë marrë pjesë në këto postime me shpërndarje, pëlqime ose komente janë:

  1. Politika e tretë (Treta Politika) me 4.575 ndjekës
  2. MK Dijaspora Evropë (MK Dijaspora Europe) me 20.600
  3. UMS Vranishta (profili në të cilin miqtë nuk janë të dukshëm)

CIVILi do t'i publikojë listat e emrave të profileve që shpërndajnë lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes.

Jo më vonë se nesër në mesditë, CIVILi do të publikojë analizën dhe raportin e plotë të vëzhgimit të fushatës zgjedhore.

Sa i përket publikimit të emrave të profileve, CIVILi vëren reaksione, d.m.th zhdukjen e shifrave, tërheqjen e disa prej faqeve dhe kërkesa nga disa prej tyre për të hequr tekste të caktuara, ku ato raste janë të prezantuara, dhe kërkon nga institucionet kompetente  të ndërmarrin masa ligjore për parandalimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, por përgjigja është pothuajse gjithmonë shumë e rrallë.

"Një shembull klasik i kësaj është vandalizmi i selisë së CIVIL-it, i cili ishte plot me gjuhë urrejtjeje, me kërcënime dhe fyerje, si dhe kërcënimet telefonike që morëm. Identifikimi publik ka një rëndësi të madhe dhe shpresoj se kjo mënyrë do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe kulturës së qytetarëve," tha Biljana Jordanovska nga CIVIL-i.

This post is also available in: Macedonian