Edhe një seminar i suksesshëm në Veles

Përfaqësues të organizatave qytetare, gazetare(ë) të rinj, juristë dhe qytetarë të interesuar nga Velesi, Çashka, llozova, Gradsko dhe Negotina ishin pjesë të seminarit për gazetari qytetare në Veles, të cilin e organizoi CIVIL – Qendra për Liri.

Si e ndryshoi botën gazetaria qytetare dhe si mund të kontribuojë ndaj proceseve transparente dhe përgjegjëse në komunitetet, komunat dhe gjithë shoqërinë? – ishin disa nga pyetjet për të cilat ekipi i Civilit tentoi të përgjigjet në këtë seminar dinamik dhe interaktiv. Pjesëmarrësit në seminarin kishin mundësinë të njihen me projektin “Objektivi Qytetar” dhe të fitojnë dituri praktike nga fusha e gazetarisë dhepjesëmarrjes qytetare.

Pjesëmarrësit në seminarin në Veles ndanë informata dhe përvoja për jetën dhe sfidat në këto komuna, Veles, Çashkë, Llozovë, Gradsko dhe Negotinë. Pas këtij seminari, Civili pret më tepër tregime të shkëlqyera nga këto komuna to cilat do të kontribuojnë për ndryshime pozitive dhe zbulimin e praktikave të këqija në institucionet.

Seminari i ardhshëm për gazetarë qytetarë të Civilit, do të mbahet në Prilep më 28 prill. Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të paraqiten në thirrjen.

This post is also available in: MacedonianEnglish