Vendvotimet në Kumanovë të vendosura në hapësira të papërshtatshme për votim

Sipas përshkrimit të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, Poliklinika Tode Mendol në Kumanovë ka dy vendvotime, 1035 dhe 1036.Megjithëse Komisioni Shtetëror i Hetimit kontrolloi kushtet për votim në vendvotimet, nëse ato ishin rregulluar në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi dhe nëse sigurojnë kushte për votim të sigurt dhe kërkimin e lokaleve të tjera për këto dy vendvotime, vëzhgues i CIVILit nga Kumanova dërgoi fotografi që dëshmojnë të kundërtën.

Fotografitë tregojnë dritare të thyera dhe neglizhencë, pra mos riparimin e dëmit të shkaktuar nga 9 maj 2015, kur u zhvillua “lufta e vogël” në Lagjen e Trimave (ku ndodhet poliklinika).

Lokalet e përdorura si vendvotime janë me hapësirë të gjerë, por mbetet të shihet se sa janë rregulluar, dezinfektuar dhe përshtatur për votim.
CIVILi do të vëzhgojë zgjedhjet e 15 korrikut me 314 vëzhgues.

Ekipi monitorues i CIVILit