Në ambientet e Civilit dje u mbajt punëtori për gazetari qytetare.
Pjesëmarrësit e rinj kishin mundësinë të njihen me rolin e gazetarisë qytetare në shoqëri dhe se si përmes fotografisë ose video regjistrimit mund të informojnë për problemet me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre.
Në punëtorinë ekipi i Civilit u dha mundësi për diskutim për temat të cilat i përfshin projekti “Objektivi qytetar”.
Përmes shembujve praktikë se si të shfrytëzohen përfitimet teknologjike të kohës moderne, u paraqitën edhe përvojat dhe sukseset e gazetarëve të deritanishëm qytetarë.
Gazetarët qytetarë e kanë në disponim ueb faqja clp.mk për tregimet e tyre si dhe Fejsbuk faqja Citizen Journalists Macedonia.
Punëtoritë janë pjesë e projektit Objektivi qytetar, i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish