Gazetarët qytetarë janë çdo kund dhe çdo herë të parët në vendin e ngjarjes. Ata janë sytë e pasqyrës së vërtetë në të cilën jetojmë. Videot e gazetarëve qytetarë nuk janë të ngjitura dhe të montuara, ato janë të vërteta. Pikërisht incizimet amatore të gazetarëve qytetarë janë përmbajtjet më të fuqishme dhe më të shikuara të cilat e ndryshojnë shoqërinë dhe e pengojnë rehatinë e strukturave të caktuara politike, të biznesit, sportit, ose fetare.
Në tre vitet e kaluara, gazetarët qytetarë publikuan video incizime për kushtet e këqija në burgjet e Maqedonisë, shkollat, çerdhet, konviktet studentore, strehimoret për persona të pastrehë…Gjithashtu kanë publikuar edhe për keqpërdorimin e fëmijëve për fushata politike, rite fetare, lypsarë….Qindra video artikuj do të mund ti shihni në monitorët e mëdhenj në CIVIL FEST.
“Ne jemi shtet hajnash” është një nga video artikujt më të shikuar në Youtube kanalin e Civilit ( mbi 35.000 shikime). Si FB video, e ka tejkaluar numrin e një milion shikimeve. Ky artikull është vetëm një nga qindra video artikujve në platformën mediatike të Civilit. Artikuj të seleksionuar do të paraqiten në CIVIL FEST më 10 dhe 11 dhjetor.
Pikërisht përmes incizimeve të gazetarëve qytetarë opinioni publik kishte mundësinë të sheh dhe dëgjon gjuhë të urrejtjes në ndeshjet sportive ose në mitingjet partiake ose tubime…Gjatë tre viteve të kaluara, gjatë zbatimit të projektit “Objektivi qytetar”, ekipi i Civilit ka bërë edhe video tregime të shumta bashkë me gazetarët qytetarë nga i tërë vendi.
I tillë është edhe rasti me dokumentarin “I gjashti” që e përgatitëm duke e ndjekur gjurmën e një fotografie nga një gazetar qytetar në Civil.
Programi i CIVIL FEST parashikon edhe projeksion premierë të filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë të cilin e realizoi Civili në vitin 2016.
Civili i inkurajon gazetarët qytetarë të vazhdojnë të incizojnë, sepse vetëm me zbulimin e politikave dhe praktikave të dëmshme do të bëhet presion mbi institucionet që të punojnë në mënyrë transparente dhe përgjegjëse.
Dehran Muratov
Përpunoi: Dijana Tahiri
This post is also available in: Macedonian