CIVIL – Qendra për Liri, më 11 dhjetor ( e martë) në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, me fillim në ora 12, do të ndajë shpërblime për artikujt më të suksesshëm nga gazetarët qytetarë në dy muajt e fundit. Ndarja e shpërblimeve është pjesë e festivalit #CIVILFEST.
Tregimet e shpërblyera rrëfejnë për probleme sociale, shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdorime dhe padrejtësi, presione politike…
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në projektin #ObjektiviQytetar, dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë anembanë botës, të cilët me aktivizmin e tyre e ndryshojnë shoqërinë.
Objektivi qytetar është projekt i Civilit, i cili u jep mundësi qytetarëve t’i publikojnë tregimet e tyre lirshëm dhe pa censurë. Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.
Dehran Muratov
Fotografia: Biljana Jordanovska ( nga ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për gazetari qytetare më 26 tetor)
This post is also available in: Macedonian