Thirrje për pjesëmarrje në seminarin për gazetare(ë) qytetarë në Prilep

Civili vazhdon me seminaret rajonale për gazetare dhe gazetarë qytetarë nëpër vendin. Kësaj here në hartën e Objektivit Qytetar është Prilepi. Seminari do të mbahet më 28 prill ( e shtunë).

Çdo gjë që duhet të bëni është të paraqiteni në vegëzën më poshtë, dhe me vete të merrni dëshirën për pushtimin e hapësirave të reja ku gazetarët qytetarë janë bartës të gazetarisë e cila informon pa frikë dhe pa shërbime. Gjithashtu, mund të paraqiteni në formularin më poshtë.

[vfb id=1]

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshuar nga komunat Prilep, Krivogashtani, Dollnen, Krushevë dhe Demir Hisar.

Kjo thirrje është pjesë e projektit Objektivi Qytetar, dhe është i gjashti me radhë në serinë e re për trajnim të gazetare(ë) ve qytetarë nëpër vendin.

#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi, të cilët janë bazë për vëzhgim zgjedhor afatgjatë. Ky projekt tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Qëllimi parësor i projektit Objektivi Qytetar është të kontribuohet për proceset transparente  dhe përgjegjëse politike dhe të alarmohet opinioni vendor dhe ndërkombëtar për praktikat mashtruese në proceset zgjedhore dhe në përgjithësi.

Nëse vlerësoni se posedoni vullnet të mjaftueshëm dhe frymë luftarake, shpejtoni dhe paraqituni!

M.I.

This post is also available in: MacedonianEnglish