Gazetari qytetar Vullnet Mahmuti, për herë të parë i ka fotografuar qeset më 14 prill, të Premten e mirë, ditë jo pune, kur qindra njerëz shëtitnin përgjatë lumit me fëmijët e tyre!
I trishtuar, ai atëherë shkroi:”Disa fëmijë vetëm luanin, por kishte edhe fëmijë që me kureshtje i shihnin qeset me gjak, ndërsa kishte reagime nga njerëz më të moshuar të cilët u gjetën atje dhe i udhëzonin fëmijët të mos i prekin, që të mos infektohen me ndonjë sëmundje”.
Pas katër ditëve, sot (e martë, 18 prill) gazetari qytetar në të njëjtin vend përsëri i ka fotografuar qeset me gjak. Ende janë në të njëjtin vend...
Punëtorët komunalë nuk kanë reaguar, edhe pse nëpër mediat tradicionale ka pasur lajmërime për qeset e hedhura nën Urën e gurit. Qeset përmbajnë lëndë të kuqe e cila i ngjan gjakut.
Nga Enti për Transfuzion mohojnë se qeset e gjetura nën Urën e Gurit janë të tyre. Mirëpo, edne nuk ka informata zyrtare se si këto qese me përmbajtjen e tyre janë gjetur nën Urën e Gurit, dhe nëse lënda e kuqe është gjak. Kush dhe pse i ka hedhur këto qese? Kush e rrezikon shëndetin e qytetarëve?
This post is also available in: MacedonianEnglish