Ekipi i CIVIL – Qendrës për Liri, sot vendosi info –stendë në hyrje të Çarshisë së vjetër të Shkupit, në të cilën qytetaret dhe qytetarët kishin mundësinë të njihen me idenë për gazetari qytetarë, si dhe të paraqiten për pjesëmarrje në seminarin e ardhshëm për gazetarë qytetarë në Shkup, që do të mbahet më 22 dhe 23 prill në hotelin “City Park”.
Kalimtarët e interesuar kishin mundësinë të bisedojnë me ekipin e Civilit, t’i shprehin mendimet e tyre, si dhe të japin rekomandime për informim më të mirë të popullsisë për gjendjet shoqërore.
CIVIL – Qendra për Liri për një vit e gjysmë punon në ngritjen e vetëdijes te qytetarët, për mundësinë të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në informimin objektiv dhe me kohë të qytetarëve, për çështje që janë me rëndësi të madhe për të gjithë. Në kohën kur mediat në Maqedoni anojnë dhe informimi i tyre shndërrohet në propagandë, gazetaria qytetare, si në botë, ashtu edhe në Maqedoni, merr hov të madh.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin në Shkup, mund të paraqiten në formularin onlajn.
This post is also available in: MacedonianEnglish