Detaje për seminarin e Civilit për gazetari qytetare

Me kërkesë të më tepër qytetareve dhe qytetarëve ju zbulojmë disa informata më të hollësishme për seminarin e Civilit për gazetari qytetare.

Seminari i gjashtë për gazetari qytetare nga projekti “Objektivi qytetar” do të mbahet më 22 dhe 23 prill në hotelin City Park, Shkup, me fillim në ora 11, të shtunën.

Programi i seminarit në dy ditët fillon në ora 11, ndërsa mbaron në ora 17:30. Ky është seminari i fundit për këtë vit.  Nga aplikimet që arritën do të zgjidhen 26 anëtarë të cilët do të aplikojnë më së voni deri më 18 prill.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e rritur nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe të gjitha komunat e rrethit.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin mund të paraqiten përmes plotësimit të onlajn  formularit në kompjuter ose në celular, për të cilën gjë nevojiten vetëm disa minuta. Mund të aplikoni edhe përmes postës elektronike në [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi ( maksimum 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do ti përshkruajnë aftësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminarin.

Për më tepër informata, të interesuarit mund të paraqiten në numrat 02/52909176, ose të shkruajnë mesazh në [email protected] ose në fejsbuk faqen e Citizen Journalists.

Që të jeni në rrjedha me përmbajtjet lidhur me projektin, pëlqeni Fejsbuk faqen Citizen.Journalists. MK dhe  dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.

Gjatë ditës së parë të seminarit do të mbahen ligjërata për bazat e gazetarisë, shkrimin gazetaresk, aktivizmin, historinë e gazetarisë qytetare dhe një varg të përmbajtjeve tjera interesante.

Dita e dytë i kushtohet shembujve konkrete dhe trajnimit për përdorimin e kamerës, ndërsa pjesa më interesante është puna praktike në terren. Në fund të seminarit bëhet vlerësimi i artikujve të përgatitur gjatë punës praktike, pjesa ndoshta më zbavitëse, por edhe më edukative e seminarit.

Ligjërues janë Xhabir Deralla, Sinisha Stankoviq dhe Petrit Saraçini, ndërsa në seminarin e Shkupit do të keni mundësinë të njiheni edhe me disa Civilë tjerë të palodhshëm, autore dhe autorë të cilët për çdo ditë ndikojnë opinionin me raportet, analizat, artikujt mediatik dhe aksionet e tyre.

Kuptohet, të gjitha këto të dhëna as nga afër nuk tregojnë mjaftueshëm. Seminaret e Civilit çdo herë janë përvojë e veçantë. Nëse aplikimi juaj pranohet, do të kuptoni më tepër për gazetarinë qytetare, por edhe për Civilin, për të cilën thonë se është një nga organizatat më interesante në vend dhe në Ballkan, por edhe më gjerë. Me këtë seminar, fitoni mundësinë të bëheni pjesë e projekteve dhe veprimeve të organizatës edhe në të ardhmen.

Nga fillimi i projektit në tetor të vitit 2015, deri tani, në seminaret dhe punëtoritë e Civilit kanë marrë pjesë  mbi 300 njerëz, ndërsa janë ndarë 60 shpërblime për gazetari qytetare.

Civili ka mbajtur edhe shumë punëtori njëditore në të cilat mund të marrin pjesë më së tepërmi 10 pjesëmarrës. Punëtori të tilla do të mbahen edhe në pjesën e dytë të këtij viti.

Informimi objektiv, i shpejtë dhe pa censurë nga vendi i ngjarjes, duke i përdorur përfitimet teknologjike, celularin, internetin dhe rrejtet sociale, është tipar i gazetarisë qytetare anembanë botës.

Të guximshëm dhe të vendosur, qytetarët gazetarë gjenden në vijë frontale në luftën kundër dezinformimit mediatik, shtrembërimit të së vërtetës dhe joprofesionalizmit me të cilin po përballet gazetaria në Maqedoni.

Projekti Objektivi qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.

This post is also available in: Macedonian