Seminar për gazetari qytetare – fillo sot!

Seminari i gjashtë për gazetari qytetare do të mbahet më 22 dhe 23 prill në hotelin City Park, Shkup, me fillim në ora 11, të shtunën. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e rritur nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe të gjitha komunat e rrethit.

Civili e prolongoi vikendin e paraparë për seminarin, duke lënë hapësirë që  më tepër qytetare dhe qytetarë të interesuar të jenë pjesë e familjes së madhe prej mbi 300 gazetarë qytetarë, të cilët në pesë seminaret e deritanishme për gazetari qytetare fituan shkathtësi teorike dhe praktike për aktivizmin qytetar, onlajn aktivizmin dhe hulumtimin gazetar.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin mund të paraqiten përmes plotësimit të onlajn  formularit në kompjuter ose në celular, për të cilën gjë nevojiten vetëm disa minuta. Mund të aplikoni edhe përmes postës elektronike në [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi ( maksimum 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do ti përshkruajnë aftësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminarin.

Të gjithë që kanë foto ose video tregim të cilin dëshirojnë ta ndajnë me opinionin në mënyrë anonime, ky projekt është pikërisht hapësira e lirë dhe pa censuruar për këtë. Çdo kush që ka telefon të mençur mund të jetë qytetar gazetar. Filloni sot!

Për më tepër informata, të interesuarit mund të paraqiten në numrat 02/52909176, ose të shkruajnë mesazh në [email protected] ose në fejsbuk faqen e Citizen Journalists.

Që të jeni në rrjedha me përmbajtjet lidhur me projektin, pëlqeni Fejsbuk faqen  dhe vizitoni ueb faqen Objektivi qytetar.

Të guximshëm dhe të vendosur, qytetarët gazetarë gjenden në vijë frontale në luftën kundër dezinformimit mediatik, shtrembërimit të së vërtetës dhe joprofesionalizmit me të cilin po përballet gazetaria në Maqedoni. Për këtë arsye i ftojmë të gjithë qytetaret dhe qytetarët në mënyrë aktive të kyçen në informimin objektiv dhe me kohë nga vendi i ngjarjes duke e paraqitur pasqyrën e vërtetë të gjendjes politike pa grim dhe censurë.

Projekti Objektivi qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.

This post is also available in: MacedonianEnglish