Mehmeti: Të jesh punëtor në media do të thotë të jesh guximtar

ARIAN MEHMETI, REPORTER, MONTAZHIST

Me atë që mediave u dedikohet ditë ndërkombëtare për shënim, ajo donë të thotë se dikush duhet të rikujtohet se mediat kanë problem me lirinë në punën e tyre, se janë të penguar ta transmetojnë të vërtetën dhe fshehtësitë prej aty ku errësira e mediave është prezentë.
Të jesh punëtor në media donë të thotë të jesh guximtar.
Sot, në kohë të pandemisë, gazetarët, kameramanët dhe të gjithë punëtorët tjerë në media, duhet përsëri, përveç në kohë të luftës, ta rrezikojnë shëndetin e tyre që të mos lejojnë të ketë ndërprerje të qarkullimit të informacionit për atë se çka po ndodhë, gjersa të gjithë jemi të varur nga ata informacione.