Bëhuni pjesë e bashkësisë milionëshe të gazetarëve qytetarë të cilët e ndryshojnë pasqyrën e mediave, e me këtë edhe të shoqërisë! CIVIL –Qendra për Liri shpall: I erdhi koha edhe seminarit rajonal për gazetari qytetare në Strugë. Të mençur, aktivë dhe të guximshëm – ky është përshkrimi i shkurtë për qytetarët gazetarë anembanë botës.
Seminari do të mbahet më 18 dhe 19 mars 2017 (e shtunë dhe e diel) në hotelin “Montenegro” me fillim në ora 11, të shtunën. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e moshës së rritur, nga komunat Strugë, Ohër, Dibër, Qendra Zhupë, Kërçovë, Bellçishtë dhe Debarcë.
Ky është seminari i katërt për gazetari qytetare, pas tre seminareve të suksesshme që u mbajtën në Manastir, Veles dhe Strumicë.
Risia në metodat e informimit, i vendos qytetarët gazetarë në vijën frontale të informimit objektiv dhe me kohë për përvojat dhe dëshmitë individuale dhe në këtë mënyrë kontribuojnë për depërtimin në terrin mediatik në vend pa censurime dhe pa frikë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminar mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn në kompjuter ose në celular, gjë që merr vetëm disa minuta. Mundet të aplikohet edhe përmes adresës elektronike në [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimum 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do ti përshkruajnë aftësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmërinë për pjesëmarrje në seminar.
Shpenzimet për akomodim dhe transport (për pjesëmarrëse/it nga komunat më të largëta) do të mbulohen nga Civili. Për më tepër informata, të interesuarit mund të lajmërohen në 02/5209176, ose të shkruajnë mesazh në civil.macedonia@gmail, ose në faqen e Fejsbukut – Citizen Journalists.
Që të jeni në rrjedha me përmbajtjet e lidhura me projektin “Objektivi qytetar” pëlqeni faqen e Fejsbukut dhe vizitoni ueb faqen Objektivi qytetar.
Projekti “Objektivi qytetar” është i financuar nga National Endowment for Democracy
This post is also available in: MacedonianEnglish