Presionet dhe keqpërdorimet e të miturve nuk ndalojnë. Në kontekstin e protestave të përditshme “Për Maqedoni të përbashkët”, nga më tepër shkolla të mesme në Maqedoni vijnë informata për nxitjen e nxënësve të marrin pjesë në protestat. Një gazetar qytetar na dërgoi video nga Gjimnazi “Mirçe Acev” në Prilep, në të cilën shihet se si drejtori i shkollës i bind nxënësit të dalin në protesta.
Në një çast fjalimi i tij për arsyen dhe nevojën për aktivimin e nxënësve të shkollave të mesme, ndërpritet me komentin e një nxënëses: “Drejtor, turp është në nj[ë institucion arsimor ju të na mbani fjalime politike”.
“ Kam kaluar katër vite në këtë gjimnaz, ja një shembull se çfarë bën drejtori i gjimnazit. I tërë teksti i shkruar nga shoku im është i vërtetë. Njeriu është profesor i historisë dhe mund të paramendoni çfarë propagande dhe larje të trurit ka ndodhur që nga viti i parë i shkollimi të mesëm”, deklaroi gazetari qytetar i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Gazetarët qytetarë vazhdimisht lajmërojnë për keqpërdorimet e institucioneve, ndërsa përmes tyre edhe për keqpërdorimin e të miturve.
Si përkujtim, një pjesë e tregimeve të shpërblyera në projektin “Objektivi qytetar”, posaçërisht në periudhën zgjedhore të vitit të kaluar, ishin për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe partiake.
This post is also available in: MacedonianEnglish