Programë që nuk lëshohet: Uebinar i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik

CIVILi do të mbajë uebinarë  falas për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, më 19 dhe 20 mars ( e premte dhe e shtunë) me fillim në ora 13. Uebinarët do të jenë me kohëzgjatje më së voni deri në ora 17:30.

Mundësi për pjesëmarrje do të kenë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të fitojnë informata dhe aftësi të reja në fushën e gazetarisë dhe monitorimit.

Për pjesëmarrësit në vebinarët do të sigurohen Certifikate, ndërsa do të fitojnë edhe mundësi për kyçje në projektet, nismat dhe aktivitetet e CIVILit, si dhe në organizata dhe nisma tjera të shoqërisë qytetare.

Bazat e raportimit gazetaresk, etika, lajmet e rreme, kërcënimet hibride dhe monitorimi i zgjedhjeve dhe proceseve politike janë disa nga temat e uebinarit.

Në programë janë prezantimet nga Xhabir Deralla, Sasho Ordanoski, Petrit Saraçini, Zoran Ivanov, Biljana Jordanovska dhe Dehran Muratov. Mos e lëshoni rastin dhe paraqituni.

Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikim për pjesëmarrje, gjë që merr maksimum 1 minutë nga koha e juaj.

APLIKIM PËR PJESËMARRJE

FACEBOOK EVENT