Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, 9 dhjetor, e shënon luftën e vazhdueshme kundër armikut më të madh të sundimit të së drejtës, por edhe demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kjo nënkupton edhe orvatje të përditshme për zbatimin e politikave transparente dhe të përgjegjshme pa ndikime partiake dhe politike.
CIVILi vite me radhë e ndjek korrupsionin, posaçërisht korrupsionin politik, që del jashtë margjinave, si me rregull, për çdo proces zgjedhor. Në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, CIVIL i bën thirrje për parime, përgjegjshmëri dhe transparencë nga të gjitha institucionet, duke përkujtuar se Ligji vlen për të gjithë njësoj dhe se askush nuk ka të drejtë privilegji vetëm se është në ndonjë pozitë.
CIVILI mbetet i zgjuar dhe aktiv, si në monitorimin, ashtu edhe në ndërmarrjen e hapave dhe iniciativave konkrete në drejtim të forcimit të ndërgjegjes publike dhe kërkesë për të gjithë për përkushtim në luftën kundër korrupsionit.
Nga perspektiva e sotme, sipas vlerësimeve të raporteve relevante të vendit dhe ndërkombëtare dhe analiza, Maqedonia e Veriut shënon përparim të madh, nga një shtet i robëruar në të cilën sundonte klika partiake korruptuese e regjimit autoritar, deri te një qeveri e hapur dhe institucione të forcuara në të cilat vërehet vullnet politik, praktika dhe politika nga të cilat shihet gatishmëria e sistemit të përballet me korrupsionin dhe krimin.
Për fat të keq, edhe përskaj orvatjeve në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sektorët e shoqërisë dhe sistemit, sfidat në luftën kundër korrupsionit, mbeten. Para botës, dhe para Maqedonisë së Veriut, qëndron rrugë e gjatë drejt tejkalimit të pasojave shkatërruese nga korrupsioni në shoqëri dhe në institucionet.
Mesazhi i CIVILit ka qenë dhe mbetet i njëjti: Lufta kundër korrupsionit është luftë për demokraci dhe të drejtat e njeriut.
Ekipi i CIVILit për komunikime
This post is also available in: MacedonianEnglish