Deponia artificiale, e krijuar me ndërtimin e rrugës Kërçovë –Ohër, është rrezik për banorët e fshatit Drugovë.
Në këtë deponi ka dhjetëra mija metra në kub tokë dhe gurë të cilat gjatë reshjeve më të mëdha të shiut rrëshqasin deri te shtëpitë në lagjen Gorno maalo, në të cilën ka rreth njëqind shtëpi dhe rreth 450 banorë. Përskaj rrezikut nga rrëshqitja e truallit, ekziston edhe rreziku nga vërshimet, të ngjashme me ato të cilat ndodhën në Stajkovcë të Shkupit.
Edhe pse banorë e Drugovës disa herë janë drejtuar edhe deri te komuna edhe deri në Granit, kompania e cila i realizon punët ndërtimore, deri sot nuk është ndërmarrë asgjë për riparimin e deponisë artificiale. Përgjigja e vetme që e kanë pranuar është se deponia do të riparohet pasi të kryhet ndërtimi i rrugës.
Drugovasit për një vit e gjysmë kanë frikë nga çdo reshje më e madhe e shiut, për arsye se uji nga deponia derdhet drejtë në shtëpitë e tyre.
Amdija Emini
This post is also available in: MacedonianEnglish