Programi dinamik dhe i llojllojshëm i Festivalit të Lirisë, që e organizon CIVILi sot, në Muzeun e Qytetit të Shkupit me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe shënimin e 20 vjetorit të organizatës me fillim në ora 17:30, do të fillojë me ekspozitë foto – aktiviste EXP(L)OSURE!.
EXP(L)OSURE! Do t’i ofrojë publikut eksponate dhe fotografi të shumta në formate të ndryshme me tema të ndryshme dhe ngjarje si artefakte të llojit për aktivizmin dhe për ngjarjet në të cilat ka marrë pjesë ose i ka organizuar CIVILi. Organizatorët do të vendosin edhe stendë për ekzemplarë falas, që janë pjesë e produksionit botues të pasur të CIVILit.
Fotografitë do t’i paraqesin aktivitetet e gazetareve dhe gazetarëve qytetarë, ngjarjet e shumta lidhur me ata dhe tregimet e tyre dhe ngjarjet tronditëse të incizuara nga ekipi i CIVILi dhe aktivitetet e shumta ndër vite. Këto fotografi janë vepër autoriale e dhjetëra gazetareve dhe gazetarëve qytetarë, si dhe nga ekipi i CIVILit.
Të gjithë qytetaret dhe qytetarët janë të mirëseardhur ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut bashkë me CIVILin: HYRJA ËSHTË E LIRË, DALJA ËSHTË FALAS.
Ekipi i CIVILit për komunikim