Në ditën e apriliadës, në ditën e qeshjes, disa fëmijëve pjesëmarrës të festivalit të këngës për fëmijë “Ylberi”, të cilët së bashku me fëmijët pjesëmarrës të festivalit “Zllatno sllavejçe” morën pjesë në manifestimin në sheshin qendror në Shkup, disa persona të rritur tentuan t’i ndalojnë, me kërcënime sepse këndonin në gjuhën shqipe. Shërbimi i sigurimit reagoi shpejtë dhe vazhduam me interpretimin. Ja se si atmosfera politike për fat të keq ndikon edhe te më të vegjlit, ka shkruar në fejsbuk profilin e tij, Adem Ymeri, drejtori i festivalit për fëmijë “Ylberi”.
Këtij postimi në fejsbuk iu ndërlidh edhe Tomisllav Tanevski, udhëheqës shumëvjeçar i festivalit për fëmijë “Zllatno sllavejçe” (“Bilbili i artë”), i cili në emrin e tij dhe në emër të kolegëve të tij u kërkoi falje fëmijëve pjesëmarrës dhe prindërve, për incidentin që ndodhi në manifestimin e organizuar nga QKF Karposh dhe Qyteti i Shkupit.
Kriza politike në vend po merr hov të madh, dhe për fat të keq, shpeshherë fëmijët janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në incidente të pakëndshme. Madje edhe skena në të cilën u mbajt ky manifestim, ishte e zbukuruar me shirita të verdhë dhe të kuq, të cilat gjatë periudhës së kaluar e deri sot, janë simbol i iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.
This post is also available in: MacedonianEnglish