Deponia e paligjshme në Kërçovë nuk është prioritare për pushtetin lokal

Deponia e paligjshme në Kërçovë është burim i infeksioneve! Gjendet pothuajse në qendrën e qytetit, pas spitalit, nëm afërsi të lumit Temnica, që derdhet në lumin Treska. Rreziku nga infeksionet është i madh, edhe pse  pothuajse për një vit, për më saktë, nga pranvera e vitit të kaluar, këtu hidhen mbeturinat e qytetit. Megjithatë, efektet përcjellëse nga dekompozimi i mbeturinave, siç informon për CIVIL Media një gazetar      qytetar i cili insiston të mbetet anonim, i durojnë banorët, oborret dhe kopshtet e të cilëve gjenden disa hapa afër deponisë së paligjshme.

Gazetari qytetar shton se edhe banorët ankohen se gjatë ndezjes së mbeturinave gjatë verës, përhapet erë e keqe dhe tym gjithandej, dhe se shumë qytetarë kanë problem me frymëmarrjen.

Me Kërçovarëve përhapen thashetheme se tani punëtorët e shërbimit komunal e hedhin në një lokacion të përkohshëm në zonën Crvevci, në afërsi të një vendbanimi rural në komunën Osllomej. Përmenden edhe opsione për ndërtim të deponisë sanitare në kornizat e  gërmimeve të vjetra të REK “Osllomej”, por mungojnë analiza nëse ujërat e zeza që depërtojnë në truall, do të përzihen me ujërat nëntokësore.

Gjëja më e keqe është se autoritetet lokale, pavarësisht nga përkatësia politike, me vite paralajmërojnë zgjidhje afatgjate për problemin e ruajtjes së mbeturinave të qytetit, ndërsa nga realizimi nuk duket asgjë.

Pasqyrën momentale e vërteton edhe ky video klip dhe fotografitë e përgatitura nga terreni.

 

This post is also available in: MacedonianEnglish