Fushata zgjedhore ende nuk ka mbaruar për Ministrin e mëparshëm të shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili ishte bartës i listës së Njësisë Zgjedhore 2, nga radhët e partisë politike VMRO –DPMNE.
Posteri i tij i stërmadh propagandues ende qëndron në një ndërtesë në afërsi të sheshit në Autokomandë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën para më tepër se gjysmë viti, më 11 dhjetor të vitit 2016. Pas formimit të qeverisë së re nga Zoran Zaevi, lideri i LSDM, Todorovi dha dorëheqje nga pozita e deputetit, sepse, siç theksoi, do t’i përkushtohet karierës prej avokati.
This post is also available in: MacedonianEnglish