Kënd për më të rinjtë në CIVIL FEST

Programi multimedial i CIVIL FEST që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor në hapësirat e Qendrës Kulturore Rinore parashikon hapësirë për më të rinjtë.

Në këndin për fëmijë që do të funksionojë nga ora 13 deri 18 gjatë dy ditëve të ngjarjes, do të ketë shumë letra për vizatim, pëlhura dhe ngjyra me të cilat fëmijët do të kenë mundësi përmes vizatimeve ti shprehin kuptimet e tyre për barazinë, drejtësinë dhe lirinë. Për fëmijët do të kujdeset një pjesë e ekipit të Civilit, derisa vizitorët i vizitojnë përmbajtjet e programit të pasur të festivalit.

 

This post is also available in: Macedonian