CIVILI i ndau shpërblimet për tregimet më të suksesshme

CIVIL – Qendra për Liri sot i ndau pesë shpërblimet e parafundit për tregimet më të suksesshme të gazetarëve qytetarë në kornizat e projektit Objektivi Qytetar, të cilin organizata e zbaton katër vite me radhë.

Këtë herë tregimet e shpërblyera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe (pa)drejtësinë sociale, me theksim të veçantë mbi të drejtën votuese, por edhe për të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për ujë.

Në ndarjen e shpërblimeve, në emër të Civilit u drejtua kryetari i organizatës, Xhabir Deralla, i cili theksoi se ky projekt është edhe një sjellje e cilësive të reja në aktivizmin para së gjithash, pos edhe në mediat.

“Gazetarët qytetarë e paraqesin realitetin ashtu siç është, dhe jo ashtu si e paraqesin makineritë propagandiste”, theksoi Deralla.

Shpërblimin e gjashtë e fitoi Enis  Aliov, për tregimin për një problem lokal me të cilin përballen qytetaret dhe qytetarët e komunës së Shtipit.

Aliov kërkon përgjigje nga autoritetet përgjegjëse në Shtip, se kur dhe si planifikojnë ta zgjidhin problemin me makinat që parkohen gabimisht nëpër qytet.

“ Standarde të dyfishta të administratës zgjedhore” është tregimi i një aktivisti anonim, fitues i shpërblimit të pestë. Ky tregim ka të bëjë me vendimin e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor për shpalljen e 90 fletëvotimeve si të pavlefshme, pas konstatimit se kanë harruar të vendosin vula në fletëvotimet.

Fitues i shpërblimit të katërt është Dejan Ristov, gazetar qytetar i cili disa herë deri tani ka treguar se din se si t’i shfrytëzojë kapacitetet e tij si aktivist qytetar, në drejtim të shpalosjes së problemeve në komunën e tyre. Tregimi i shpërblyer i Ristovit tregon për fushatën e zezë në Veles, gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Velesi njihet nga lajmet e rrejshme. Ky tregim ishte motiv plotësues për luftën kundër lajmeve të rrejshme. Në ditën para heshtjes zgjedhore kur realisht të gjithë luftojnë për sa më tepër vota, në vend të propozimeve dhe programeve konkrete, ne edhe këtë herë pamë fushatë të zezë dhe propagandë”, deklaroi Ristov në ndarjen e sotme të shpërblimeve. Ristov deri tani disa herë ka qenë fitues i shpërblimeve për gazetarë qytetarë.

Tregimi për shkeljen e ashpër të Kodit Zgjedhor nga Simona Maneva Zhivkova, e fitoi çmimin e tretë.

Sipas gazetares qytetare në rastin konkret gjatë votimit, Këshilli Zgjedhor ka vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore. Përfaqësuesi i autorizuar nuk është ftuar nga Këshilli Zgjedhor, dhe, votuesve nuk u janë mundësuar kushte për votim sekret.

Video artikulli nga gazetari qytetar V. K. Që flet për kushtet e votimit në shkollën fillore “Kole Nedellkovski” në qendër të Shkupit, e fitoi çmimin e dytë. Vendvotimet në këtë shkollë nuk kanë qasje për personat me aftësi të kufizuara, por jo vetëm për ata, por edhe për qytetaret dhe qytetarët e moshuar të cilët duhet shkojnë në katin e dytë që ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit.

Jovana Zdraveska është fituese e çmimit të parë për tregimin “Banorët e Bairit, Manastir: Politikanët në këto zgjedhje nuk do të na gënjejnë me ujin!”

Tregimi u kushtohet banorëve të Bairit, të cilët me vite tentojnë ta realizojnë të drejtën elementare dhe të fitojnë ujë në lagjen e tyre. Deri sot, ata jetojnë pa ujë! Hera e vetme kur kryetarja e komunës së Manastirit i vizitoi banorët e kësaj lagjeje, ishte pas tregimit të publikuar nga CIVIL Media, por deri tani nuk arriti t’ua zgjidh problemin.

Këto janë shpërblimet e parafundit të cilat Civili i ndan për gazetarët qytetarë. Prandaj, vëzhgoni, incizoni dhe informoni!

 

This post is also available in: MacedonianEnglish