CIVIL – Qendra për Liri, në suaza të projektit “Objektivi qytetar”, të premten, më 31 mars, në hotelin “City Park, me fillim në ora 12 : 00, do të shpërndajë edhe pesë shpërblime për gazetari qytetare.
Në ceremoninë do të prezantohen artikujt e gazetarëve qytetarë të cilët në periudhën e kaluar, të brengosur nga situata politike në rrethinën e tyre, por edhe në nivel qendror, lajmëronin për ryshfet, gjuhë të urrejtjes, fushatë të zezë, shpërnguljen e të rinjve, keqpërdorimin e të miturve, varfërinë, presionet mbi të punësuarit...
“Objektivi qytetar” i ndjek ngjarjet dhe proceset aktuale në vend, dhe i shpërblen materialet më të suksesshme të gazetarëve qytetarë.
Projekti i kushtohet promovimit të proceseve përgjegjëse dhe transparente politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, produksionit mediatik dhe forcimin e vetëdijes qytetare.
Për dy vite me radhë, projektin e financon National Endowment for Democracy.
Qytetaret dhe qytetarët gazetarë mund të dërgojnë materiale deri te Civili në formularin onlajn, në ueb faqen objektivi qytetar.
This post is also available in: MacedonianEnglish