Profesoresha Jasna Baçovska në debatin “Qytetarët për shtetin ose shteti për qytetarët” foli për fillimet e gazetarisë qytetare, për nevojën për këtë në vende si Maqedonia, për demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare.
“Koncepti i gazetarisë qytetare u paraqit në SHBA në vitet e tetëdhjeta kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, dhe kur demokracia në Amerikë ra në një krizë. Atëherë u paraqit gazetaria qytetare në një Amerikë në kushte kur nuk ekziston servisi publik. Nga kjo rrjedh edhe ky koncept, kjo ide, si dhe titulli i kësaj gazetarie. Tani është mirë në vende të tilla si Maqedonia, e për fat të keq, vendi im është vend në të cilin mbrohen doktoratura për autoritarizëm kompetitiv, të shihni aksione të tilla”, tha Baçovska.
Ajo u ndërlidh me profesoreshën Najçevska e cila mendon se demokracia në Maqedoni është e ngadalshme.
“Në vendin tim demokracia sikur aspak nuk lëviz. 27 vite assesi të arrijmë demokracinë. Demokracia nuk është ai momenti formal. Sot në politologjinë bashkëkohore nuk matet ndarja e pushtetit. Ndarja e pushtetit është kriter formal: ekzekutiv, gjyqësor, ligjvënës… Ndjenjat te individi, ajo është gjëja matëse. Për demokracinë janë të rëndësishme tre elemente: a kam besim në institucionet unë si qytetar, a e toleroj tjetrin dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje. Ose, kjo ndryshe quhet efikasitet politik – a kam ndjenjë se marr vendime në këtë shoqëri”, theksoi Baçovska.
Profesoresha Baçovska vlerëson se aktivizmi në këtë kuptim mund të ndihmojë shumë, por se njëkohësisht aktivizmi është një nga gjërat më të rënda.
“Bëhet fjalë për vlera njerëzore universale, ndërsa evropianët i quajnë vlera evropiane, pavarësisht nëse është e majta ose e djathta. Flasim për vlera universale nikoqire të një shteti dhe prandaj duhet të punojmë edhe mbi sistemin konvencional të arsimit. Nga fëmijëria i mësojmë njerëzit të jenë nikoqirë të mirë dhe çfarë marrëdhënie duhet të kenë me shtetin dhe mjetet e përbashkëta. Kemi shumë punë”, përfundoi ajo.
Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Fotografia: Biljana Jordanovska
This post is also available in: Macedonian