Në info stendën e sotme të kalimi Paleta, ekipi i CIVIL –Qendrës për Liri me kënaqësi e prezantoi projektin “Objektivi qytetar” para një numri të madh të qytetareve dhe qytetarëve të interesuar edhe për përfshirjen e tyre në trajnimet pët gazetari qytetare. Punëtoria për gazetari qytetare do të mbahet më 19 korrik në Shkup.
Mosbesimi në mediat dhe informimi seleksionues është problem me të cilin përballen qytetarët. Qytetarët vlerësojnë se para së gjithash duhet të punohet në kthimin e besimit te opinioni, dhe se gazetaria qytetare është mundësi e shkëlqyer, që vetë qytetarët në mënyrë aktive të kontribuojnë për përmirësimin e pasqyrës mediatike në nivel nacional dhe lokal.
Të gjithë qytetarët e interesuar për punëtorinë mund të paraqiten përmes potësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektronike [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do ti përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në punëtori.
Për infromata plotësuese mund të paraqiten në 01/5209176, të shkruajnë mesazh në civil.macedonia@gmail ose në Fejsbuk faqen Citizen.Journalists.MK dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.
Gazetaria qytetare është vale e re e lirisë mediatike që e promovon informimin e pacensuruar dhe objektiv anembanë botës duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike duke prekur opinionin përmes internetit dhe rrjeteve sociale më shpejtë se mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish