CIVIL –Qendra për Liri i ndau shpërblimet për qytetarët gazetarë më të suksesshëm, për tregimet në të cilat tregohet për ryshfet zgjedhor, premtime të paplotësuara parazgjedhore, shpërnguljen e të rinjve, keqpërdorimin e të miturve për qëllime politike dhe përhapje të propagandës.
Dëshmi për ryshfet të votuesve, është tregimi që fitoi çmimin e parë, në të cilin bëhet fjalë për ryshfet zgjedhor nga dita e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura më 11.12.2016. Gazetari qytetar dëshiroi të mbetet anonim, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e video dëshmisë. Për shkak të verifikimit të informatave të cilat përmbanin edhe emra të njerëzve të përfshirë në ryshfetin e votuesve, ky tregim është publikuar tre muaj pas mbarimit të zgjedhjeve.
Artikullin që fitoi çmimin e dytë, Gjuroski: Qyteti i kampionëve shtetëror në not, pa pishinë qyteti, së bashku e përgatitën Goran Karanfilloski dhe Amdija Emini nga Kërçova, dhe Emin Rustemovski dhe Elzana Kadrieska nga Struga.
Varianti post-modern i “Paratë vrasin”, të cilin e përgatitën Ana Gjeorgjieva nga Vallandova, dhe Leonid Ballamov dhe Simeon Tomov nga Gjevgjelia, u shpërbëye me çmimin e tretë nga komisioni, ndërsa në tregimin bëhet fjalë për shpërnguljen e të rinjve nga vendi.
Propaganda nacionaliste në radio emisionin e lëshuar në autobusin e NQP, është tema e video artikullit të cilin na e dërgoi gazetari qytetar i cili dëshiroi të mbetet anonim.
NQP falas e vozit propagandën e VMRO-DPMNE!, si artikull që u shpërblye me çmimin e katërt, tregon se vozitësit e NQP me lëshimin e emisioneve me propagandë nacionaliste, në një mënyrë janë nxitës të drejtpërdrejtë të incidenteve ndëretnike mes të rinjve nëpër autobusë, siç vlerësojnë qytetarët.
Çmimin e dytë dhe të katërt komisioni ia ndau foto tregimit Mobilizimi politik i të miturve gjatë mësimit, ndërsa fituesi, gjithashtu deshi të mbetet anonim. Fotografia të cilën na e dërgoi, është në fakt lajmërimi të cilin e kanë lexuar gjimnazistët në orë të mësimit, si motivim për kyçje në protestat “Për Maqedoni të përbashkët”.
Ata që kanë regjistrime, fotografi ose tregim për parregullsi zgjedhore, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për keqpërdorime, presionet dhe kërcënimet, për ryshfetin ndaj votuesve, mund të jenë pjesë e familjes së madhe të qytetarëve gazetarë që bashkëpunojnë me Civilin.
Civili i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të bëhen veprues aktivë në ndryshimet shoqërore dhe në tejkalimin e territ mediatik.
This post is also available in: MacedonianEnglish