CIVIL – Qendra për Liri vazhdon me punëtoritë e suksesshme për gazetarë qytetarë nëpër vendin tonë. Të shtunën, në Kvadar, dhjetëra qytetarë të rinj kishin mundësinë të marrin pjesë në punëtorinë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të njojihen me gazetarinë qytetare, trendin botëror i cili ngadalë por sigurt e pushton hapësirën mediatike.
Përmes shembujve praktikë që kanë shkaktuar ndryshime shoqërore dhe politike, kavadarasit e rij kishin mundësinë të dëgjojnë dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Civilit dhe të mësojnë se si të ndikojnë me aktivitetet e tyre për përmirësimin e gjendjeve në shoqëri në nivel lokal dhe nacional.
Pas pjesës teorike pjesëmarrësit do të kenë rastin edhe për punë praktike në Kvadar dhe ti aplikojnë përfitimet teknologjike për përgatitjen e video dhe foto materialeve, si dhe anketave për probleme aktuale lokale. Materialet më të suksesshme do të botohen në ueb faqen “Objektivi qytetar”.
Qytetarët aktivë të interesuar do të mkenë në dispozicion më tepër resurse për trajnim në fushën e gazetarisë qytetare, siç janë ueb faqja Objektivi qytetar, dhe Fejsbuk faqja Qytetarë gazetarë të Maqedonisë.
Punëtoria është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish