CIVILI shënon rritje të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare

TENSIONE NDËRFETARE DHE NDËRETNIKE

CIVILI ka shnuar rritje të rasteve në të cilat urrejtja ndërfetare manifestohet publikisht, me thirrje të hapura për dhunë, më saktë “luftë e shenjtë”. Tubimet me motiv fetar, qoftë tubime ceremoniale apo proteste, u pritën me mospërfillje të masave të mbrojtjes së koronavirusit dhe mosveprimit të policisë.

Drejtuesit fetarë kanë dështuar në këtë periudhë. Sjellja e tyre dhe mesazhet publike kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës, si në aspektin e mbrojtjes kundër përhapjes së koronavirusit, ashtu edhe për sa i përket marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike. Drejtuesit fetarë po ndërhyjnë në politikë, gjë që është e papranueshme, dhe në periudhën parazgjedhore një ndërhyrje e tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha në proceset politike dhe demokratike të vendit.

Sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, kemi shënuar një rritje të gjuhës së urrejtjes në baza etnike. Ne kemi indikacione të qarta se disa nga partitë politike dhe mediat nën kontrollin e tyre po kryejnë një fushatë sistematike me një fjalor inflamator dhe nxisin intolerancën dhe urrejtjen ndëretnike.

INFODEMIA

Bazuar në qindra raste të regjistruara në monitorimin e CIVILit, është konstatuar se shoqëria maqedonase po përballet me pasoja të rënda informimi, lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes që vijnë si rezultat i fushatës shkatërruese të qendrave të caktuara të pushtetit në vend dhe në botë.

GJUHA E URREJTJES 

CIVIL dënon me ashpër gjuhën e urrejtjes dhe shpreh solidaritetin me të gjithë viktimat e gjuhës së urrejtjes. Në të njëjtën kohë, CIVILi kërkon nga institucionet të veprojnë në mënyrë të duhur dhe në përputhje me detyrimet e tyre ligjore, të mos lejojnë që gjuha e urrejtjes të mbetet e pandëshkuar. Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes duhet të dënohen, dekurajohen dhe sanksionohen.

Ekipi i CIVILIT për komunikim