CIVILI e zgjeron hapësirën e monitorimit të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të interesuarve të aplikojnë

Numri i vëzhguesve të CIVILit për zgjedhjet e ardhshme po rritet. Nëse në zgjedhjet e fundit kishim rreth 200 vëzhgues, tani ai numër mund të arrijë në 300. Ka vend për vëzhgues të rinj afatshkurtë. CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të rritur të interesuar që të aplikojnë për vëzhgues afatshkurtë të zgjedhjeve.

QASJE NË APLIKIM

Zyrtarët dhe aktivistët e partive politike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje.
Nuk lejohet të jetë vëzhgues i dy organizatave në të njëjtën kohë. Anëtarët dhe mbështetësit e CIVILit, ish vëzhguesit, si dhe ata që kanë marrë pjesë në seminare të gazetarisë civile, kanë një avantazh në procesin e përzgjedhjes së vëzhguesve, si gjithmonë.
Nga ekipet monitoruese në këto zgjedhje, për dy më të suksesshmit do të ketë ofertë për angazhime afatgjata në projektet e Organizatës.
Është e rëndësishme për të gjithë kandidatët të dinë se monitorimi CIVILit përfshin lëvizshmëri, angazhim dhe paanshmëri.
Vëzhguesit afatshkurtë janë aktivë gjatë heshtjes së zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve dhe një ditë pas votimit.

Ekipi i CIVILIT për komunikim