Seminar i madh nacional i CIVILit për gazetari qytetare dhe monitorim

Më 21 mars ( e shtunë) në Shkup, në hotelin Kontinental, CIVILi organizon seminar të madh për gazetari qytetare dhe monitorim në nivel nacional. Seminari i kushtohet zbatimit të proceseve transparente dhe përgjegjëse politike me theks të veçantë te monitorimi i institucioneve shtetërore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare në vend, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në proces.

Ky seminar është mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët që duan të bashkëpunojnë me CIVILin në monitorimin zgjedhor ose në projekte tjera të CIVILit.

 

                                                    APLIKIM PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e interesuar nga vendi. Për shkak të metodologjisë së re, CIVILi do t’i merr parasysh edhe aplikimet e atyre qytetareve dhe qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në ndonjë nga seminaret e CIVILit, por përparësi do të kenë ata që për herë të parë paraqiten në këtë seminar. Shpenzimet e rrugës i mbulon organizata.

Në periudhën e turbulencave politike, kur në vendin shpeshtohen  protestat, gjuha e urrejtjes, gazetarët qytetarë janë ata të cilët mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike.

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve si dhe pjesëmarrësve të mëparshëm dhe bashkëpunuesit në seminaret  për gazetari qytetare, si dhe të gjithë të interesuarit për monitorim të proceseve zgjedhore, të incizojnë fotografojnë dhe shënojnë.

Gjuha e urrejtjes, dezinformatat, lajmet e rrejshme, fushata e zezë dhe korrupsioni janë temat që janë në fokusin e punës tonë. Përmes gazetarisë qytetare, qytetaret dhe qytetarët kanë mundësi të jenë kontrolluesit e punë së funksionarëve dhe institucioneve lokale dhe shtetërore, dhe të bëjnë presion ata të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Ekipi i CIVILit për komunikim