Panel i CIVILit: Viktima të regjimit – dëshmi dhe imazhe

Panel diskutimi “Viktima të regjimit – dëshmi dhe fotografi” që e organizon CIVILi, do të mbahet të mërkurën, 11 mars, në hotelin Park Rezidence ( pas stadiumit të qytetit), me fillim në ora 12.

Regjimi  e robëroi dhe e keqpërdori shtetin, e posaçërisht policinë, gjyqësinë dhe mediat, ndërsa çdo tentim të shprehet mendim i ndryshëm, e ndëshkonin me arrestime, torturë,  procese gjyqësore të montuara dhe linçim në mediat dhe rrjetet sociale. Paraburgimi u shndërrua në dënim, ndërsa dënimet  me burg ishin maksimale dhe drakonike, të bazuara në dëshmi  dhe dëshmitarë të dyshimtë.

Interesimi i opinionit për këtë temë është i madh, posaçërisht pas mbajtjes së panelit më 21 dhjetor, viti 2019. CIVILi edhe njëherë do ta hap këtë temë në opinion, që të mos harrohen të këqijat enjë regjimi autoritar.

Pas adresimeve të panelistëve, të pranishmit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje ose të ndajnë përvoja të tyre.

Mediat dhe të gjithë qytetarët e interesuar, janë të mirëseardhur.