„Regjistrimi është shtyer, por mbetet pyetja – pse u shtye? Unë e kam të qartë. Pse u shty regjistrimi, nëse u shty për shkak të pandemisë sepse sjellja e qytetarëve nuk tregon se kanë frikë nga pandemia. Ndoshta regjistrimi u shty për shkak të Ligjit të keq dhe metodologjisë për zbatim të regjistrimit, por është e qartë se arsyeja nuk është Ligji për regjistrim, sepse veçmë janë mbledhur mijëra të dhëna nga diaspora dhe nuk ka logjikë tani të ndryshojë”, tha prof. Mirjana Najçevska në panelin e CIVILit, “Regjistrimi: Statistikë, jo politikë”.
Ky moment është problematik, sepse regjistrimi është process I rëndësishëm dhe statistic, por padyshim se ky operacion te ne është operacion politik. Nga statistikë e pastër, u shndërrua në operacion të pastër politik.
Numrat u shndërruan në mjet për marrjen e të drejtave të bashkësive të caktuara etnike, pas nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Me të vërtetë nuk e di se si partitë politike do të bindin qytetarët se regjistrimi është operacion statistik, dhe jo politik, kur dy liderë të partive u ulën në tavolinë dhe u kuptuan për shtyrje të regjistrimit.
Në vend se t’I dëgjojmë përfitimet nga regjistrimi, ne dëgjuam se regjistrimi është vepër patriotike. Çfarë lidhje ka patriotizmi me operacionin statistik? Në momentin kur filluan thirrjet për bojkotim, menjëherë u vendos politika në rend të parë.
Politikë është edhe thirrja e Artan Grubit shqiptarët të regjistrohen.
Në vend se të bëhet fushatë për përfitimet nga të dhënat statistike, politikanët bënin fushata politike.
Termet diasporë dhe mërgimtarë u bënë rrëmujë dhe nuk mundeshin të kuptohen cilin term ta përdorin, Aplikimi për vetëregjistrim është me gjuhë të keqe angleze, kuptova nga njerëz të mi të afërt që jetojnë jashtë vendit.
Nuk guxon Kuvendi të jetë shërbëtor i partive politike, dhe duhet ta merr rolin ky operacion statistik të mos shndërrohet në politik.
This post is also available in: MacedonianEnglish