Sot, gjatë ndarjes së shpërblimeve të ciklit garues “Bëhu qytetar gazetar”, CIVIL Media bisedoi me Sotir Gabelloski i cili e fitoi çmimin e katërt për foto lajmin Krushevë: Vazhdon keqpërdorimi i automjeteve për qëllime partiake dhe private!”.
Gabelloski, si bashkëpunëtor i CIVIL –Qendrës për Liri, i cili disa herë merr pjesë me materialet e tij për garat “Bëhu qytetar gazetar”, foli për tensionet dhe kërcënimet, të cilat i drejtohen nga partia qeverisëse, për arsye të shpalljes së problemeve me të cilat ballafaqohet Komuna e Krushevës. Gabelloski, sidoqoftë, është në pritje të përmirësimit të situatës dhe beson se një ditë të gjithë që i shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut, do të përgjigjen.
Garat “Bëhu qytetar gazetar” janë pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, i financuar nga National Endowement for Democracy.