Strumica e mbështet gazetarinë qytetare

Qytetaret dhe qytetarët e Strumicës dje në sheshin e qytetit, me fillim në ora 20:30, kishin mundësinë qëm përmes video projekcioneve, muzikës dhe bisedave me ekipin e CIVIL – Qendrës për Liri, të njohen me gazetarinë qytetare.

Promovimi i projetkit “Objektivi qytetar” në ambient të hapur, si çdo herë, ka tërhequr shumë vëmendje te qytetaret dhe qytetarët në Strumicë, të cilët ishin të interesuar për mënyrën dhe mundësinë të jenë pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë.

Me komente dhe qëndrime të tyre për video artikujt e gazetarëve qytetarë të cilat i prezantoi Civili, ata ofruan edhe tema që i përfshijnë sfidat e tyre të përditshme me problemet në nivel lokal.

Gazetaria qytetare, si mënyrë e re në luftën për lirinë e informimit në mënyrë kreative i nxiti qytetarët e Strumicës të jenë veprues aktivë në ndryshimet shoqërore.

Ekipi i Civilit, në evenimentin publik ishte  në disponim për të gjitha pyetjet e të pranishmive, dhe njëkohësisht kishin mundësinë të njihen me kushtet për pjesëmarrje në ciklet shpërblyese për gazetari qytetare.

Për më tepër përmbajtje lidhur me projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë, pëlqeni Fejsbuk faqen Citizen Journalists.MK, dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.

Projekti “Objektivi qytetar” është i mbëlshtetur nga National Endowment for Democracy.

This post is also available in: Macedonian