Nga “Maqedonia të jetë e tërë” deri në këngë fëmijësh për Hanin u dëgjuan në protestën e sotme të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Një gazetar qytetar i cili shprehi dëshirë të mbetet anonim, dërgoi foto dhe video material nga protestat e sotme para Info Qendrës së BE, ku pritet të arrijë Eurokomisari Johanes Han.
Të pranishmit e pritën Hanin me kamionë dhe trumbeta . “Nuk ka Iliridë, nuk ka RMJM, vetëm Maqedoni!”, porositi një nga protestuesit e pranishëm. Të tjerë e këndonin “Edna misla imame” (Një mendim e kemi”, derisa një qytetare e moshuar ia këndoi versionin e saj të këngës për fëmijë.
Disa nga të pranishmit ngjitnin afishe me shkrime JO në BE. Pasi që u siguruan se Hani më nuk është në ndërtesën e Info Qendrës së BE, të pranishmit u drejtuan nga Kuvendi. “Nga mbrapa e nxorën jashtë, ejani!”, bërtiti një nga të pranishmit.
This post is also available in: MacedonianEnglish