Të mençur, aktivë dhe të guximshëm – ky është përshkrimi i shkurtë për gazetarët qytetarë të cilët gjatë vikendit të kaluar morën pjesë në seminarin rajonal në Strugë.
Seminari i katërt i CIVIL –Qendrës për Liri u mbajt në Strugë më 18 dhe 19 mars, në të cilin morën pjesë qytetare dhe qytetarë nga Struga, Ohri, Dibra dhe Kërçova. Pjesëmarrësit në seminarin kishin mundësi të njoftohen me bazat e të drejtave dhe lirive të njeriut, me video aktivizmin, me gazetarinë qytetare dhe me gazetarinë hulumtuese.
Në ditën e dytë të seminarit për gazetari qytetare, pjesëmarrësit kishin edhe punëtori me pjesë praktike në rrugët e Strugës, ku regjistronin, fotografonin dhe bisedonin për probleme lokale, por edhe për tema të cilat janë aktuale në kontekstin e krizës politike në Maqedoni. Pas punës dyorëshe në terren, pasoi vlerësimi i video materialeve të regjistruara dhe foto – materialeve.
Plot me ide, kreativë dhe të pafrikshëm, pjesëmarrësit e seminarit në terren realizuan foto dhe video artikuj duke i shfrytëzuar përparësitë e telefonave celularë. Tregimet e tyre do të publikohen në faqen e specializuar të Civilit për gazetari qytetare, ndërsa më të suksesshmet edhe në civil.media.mk.
“Objektivi qytetar” është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet e mediave dhe aktivizmi, i cili bazohet në vëzhgimin afatgjatë zgjedhor. Ky projekt për dy vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend.
Projekti është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy
Tags
Objektivi qytetar gazetari qytetare seminar Strugë Civil
This post is also available in: MacedonianEnglish